Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në konferencën përfundimtare për zvogëlimin e stereotipave gjinorë në arsimin, e organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Carovska theksoi se me konceptin e ri të arsimit fillor i cili është në fazën e përfundimtare dhe së shpejti do të prezantohet para publikut, përveç që nxënësit do të mësojnë për tolerancën, multikulturalizmin dhe pranimin e ndryshmeve nga vetja, ende nga arsimi fillor do të fitojnë njohuri për barazinë gjinore. Stereotipat dhe përmbajtjet diskriminuese në librat shkollorë ndikojnë negativisht në zhvillimin e të rinjve dhe krijojnë shoqëri që do të jetë diskriminuese.

“Filluan nga ajo se sistematikisht duhet të tejkalohet kjo çështje. Realizimi real i programeve për zvogëlimin e stereotipave bëhet përmes ndryshimit thelbësor të materialeve mësimore. Tanimë jemi duke përgatitur krejtësisht një sistem të ri, ndërsa në përgatitjen e materialeve mësimore do të përfshihen jo vetëm institucionet e arsimit të lartë dhe kuadri mësimor, por edhe organizatat qytetare. Në lëndët që do të mësohen do të përfshihen edhe vlerat qytetare që shoqëria jonë presim t’i ketë,” tha Carovska.

Carovska theksoi se është e rëndësishme të forcohet shërbimi psikologjik dhe pedagogjik, e cila duhet të jetë partner i nxënësve në përballjen me stereotipat.

“Shërbimi psikologjik-pedagogjik së bashku me mësimdhënësit ka vend të rëndësishëm në krijimin e arsimit cilësor. Duhet të jetë shërbim që me njohuri dhe me kapacitet mund t’i tejkalojë sfidat me të cilat përballen nxënësit. Shërbimet moderne psikologjike-pedagogjike duhet të jenë mbështetje, duhet të jenë partnerë në tejkalimin e të gjitha sfidave në jetën moderne të gjeneratave të reja, por gjithashtu duhet t’i përgatisin nxënësit për atë çka do të thotë të përballesh me këto stereotipa dhe bashkërisht t’i ndërrojnë ato praktika që deri më tani kanë qenë të krijuara,” tha Ministrja Carovska.