Reperi i njohur Capital T, është shumë i lidhur me fansat e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai u ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij në Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, të cilave më pas ai do iu përgjigjej.

Një nga ndjekësit e ka pyetur Kapon mbi një bashkëpunim të mundshëm me Fifin, që mesa duket ka qenë në plan të realizohet, por nuk ndodhi.

Reperi përmes një përgjigje ka shpjeguar arsyet që çuan deri në anulimin e këtij bashkëpunimi, e që mesa duket pret një material më të duhur në të ardhmen, në mënyrë që të realizohet.

“[Bashkëpunimi me Fifin është refuzuar] Sepse nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit dhe kënga s’ka qenë e duhura. Fifi bën shumë këngë më të mira se ajo që ma ka propozuar, përndryshe më pëlqen shumë si këngëtare”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Reperi prishtinas përndryshe njihet për një numër të madh bashkëpunimesh me artistë shqiptarë, që kanë rezultuar thuajse gjithmonë të suksesshme.