Ministria e Punëve të Brendshme përkrahë përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat për dhënien e provimit nga kandidatë shqiptar për kuadër profesional nëpër auto shkolla dhe kuadër profesional nëpër qendrat e provimeve, të parapara sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, sot si përfaqësues i MPB-së në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionin e Legjislacionit në Kuvend, mbështeti fuqishëm mundësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në procedurat për dhënien e provimeve nga kandidatët shqiptarë për kuadër profesional në auto shkolla dhe kuadër profesional në qendra të provimeve, të paraparë sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.