Karakaçanov: Insistojmë Shkupi ta zbatojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Bullgaria insiston që Republika e Maqedonisë së Veriut ta zbatojë Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe miqësi, deklaroi zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karkaçanov për Televizionin nacional bullgar (BNT).

“Bullgaria është shtet e cila çdoherë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne të parët i njohëm, i ndihmuam financiarisht, i ndihmuam edhe ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Presim raport kolegial, por morëm lojëra prapa skenave”, theksoi Karakaçanov, i cili është lider i partisë VMRO – Lëvizja nacionale bullgare (VMRO-BND).

Siç transmetoi BGNES, sipas tij, si edhe gjatë tërë historisë së vet 125-vjeçare, kështu edhe tani, partia VMRO “e mbron bullgarizmin”.

“Me rëndësi është ta ndërprejmë praktikimin e fjalorit urrejtës”, shtoi Karakaçanov.