Qeveria maqedonase është e vetëdijshme se duhet të përgatisë një udhërrëfyes për të treguar se është e vendosur në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, tha ish-Kryeministri dhe i Dërguari Special i tanishëm për Bullgarinë Vllado Buçkovski. Siç tha ai, ekipet e dy ministrive të jashtme po punojnë në formulimet.

“Besoj, dhe e di që ndërsa jemi duke biseduar, ekipet e Ministrive të Punëve të Jashtme – të Bullgarisë dhe tonave, po punojnë në formulime që do të tregojnë se pa mbështetjen e askujt, edhe pse aktualisht kemi presidencën gjermane, e cila është mbështetje e madhe, ne nga Ballkani Perëndimor, ne fqinjët që kemi një histori të përbashkët, mund të gjejmë një zgjidhje për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Buçkovski për BNR.