Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, policia e Brukselit ka arrestuar 25 persona të cilët ishin të përfshirë në një festë të bazuar në drogë, alkool dhe orgji. Policia belge ka deklaruar se midis pjesëmarrësve kishte dhe diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE, ndër tyre dhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban, shkruan TGCom

Ishte vetë Szajer ai që konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai në një deklaratë, duke nënvizuar megjithatë se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë. Eurodeputeti tha se ai ishte “keqardhur për shkeljen e kufizimeve anti-Covid.