Ka përfunduar derbi i kësaj jave në Bundesligën gjermane. Janë shënuar gjashtë gola derisa rezultati ka përfunduar i barabartë 3-3. Ishte njëra prej ndeshjeve më interesante në Europë për këtë javë

Emocione, gola e kthesa.

Kështu mund të cilësohet ndeshja Bayern Munchen-Leipzig.

Se do të ishte një ndeshje interesante kjo u pa që në minutën e 19-të ku shënoi për Leipzig Nkunku.

Bayern do të zgjohej nga gjumi dhe do të shënonte edhe dy gola të shpejt në këtë ndeshje. Fillimisht ishte Musiala që shënoi një gol të bukur për Bayernin në minutën e 30-të.

Muller do ta kalonte në epërsi Bayernin në minutën e 35-të, po ashtu me një gol të bukur.

Por, gëzimin e Bayern – Leipzig do ta ulte shumë shpejt, pasi që në minutën e 36-të, Justin Kluivert do të shënonte golin e barazimit.

Me rezultat 2-2 do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Leipzig do ta niste shumë më mirë dhe erdhi të goli i epërsisë në minutën e 48-të me anë të Frosbergut.

Goli do të zgjonte nga gjumi Bayernin me sulme të shumta por që nuk do të arrinin që ta barazonin rezultatin deri në minutën e 75-të ku shënon përsëri Thomas Muller.

Me këtë fitore, Bayern është në pozitën e parë me 23 pikë, kurse në pozitën e dytë vazhdon të jetë Leipzig me 21 pikë nga 10 xhiro sa janë zhvilluar në Bundesligën gjermane.