Banka Popullore  parashikon rënie të BPV-së në minus 4.9%. Në bazë të revidimit të parashikimeve për bruto prodhimin vendor, kjo nënkupton përkeqësim për 1.4% të pikëve krahasuar me projektimet e bëra në  muajin prillqë parashikonin rënie të BPV-së deri 3.5 %. Këto të dhëna i kumtoi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska–Bezhovska  gjatë prezentimit  të projekcioneve më të reja makroekonomike  për tre vitet e ardhëshme, për të cilat thotë se rimëkëmbja ekonomike do të ecë ngadalë për shkak të pasojave  të shkatuara nga vala e dytë e pandemisë. Rritja e BPV-së në vitin 2021 pritet të jetë 3.9%, në vitin 2022 3.6%, ndërsa në vitin e tretë  Bruto prodhimi vendor pritet të arrijë në 4%.

“Për vitin 2020, kemi projektuar rënie të aktivietit ekonomik prej 4.9%, për dallim nga rënia e planifikuar prej 3.5% në mujain prill, në kushte të realizimeve të dobëta në gjysmën e parë të këtij viti, dhe me vlerësim të rimëkëmbjes së dobët në gjysmën e dytë të këtij viti. E gjithë kjo duhet parë si rezultat i gjendjes së krijuar nga vala e dytë e pandemisë. Në një afat të mesëm parashikojmë rimëkëmbje të aktiviteteve ekonomike me një rritje prej 3.9%, 3.6 dhe 4%  gjatë vitieve 2021, 2022, dhe 2023 njëkohësisht. Ekonomia  vendore do të kthehet në situatën e parakrizës, në vitin 2022.”, tha Anita Angellovska-Bezhovska, guvernatore e BP-së

BankaPopullore, parashikon që sivjet të ketë rënie në të gjitha komponentat e Bruto prodhimit vendor, përveç konsumit publik i cili shënon rritje si rezultat i krizës me pandeminë. Rënie më të madhe do të pësojë  pjesa e investimeve bruto prej 13 %  ndërsa tek konsumi i brendshëm deri 4 %. Eksporti pritet  të jetë më i vogël  për 11.7%.Duke u përshtatur me situatën, Banka Popullore, do të vazhdojë të ndjekë të gjitha parametrat e politikave monetare, përmes mbështetjes maksimale në suazat e mandatit të saj për rimëkëmbjen e sektorit real, thotëBezhovska.