Këto do të jenë festat më të trishtuara në histori.

Pothuajse të gjitha vendet, për shkak të koronavirusit janë mbyllur dhe është e ndaluar të festohet.

Por, ka edhe përjashtime.

Australia është një ndër këto vende, që nuk do t’ia dijë për koronavirusin.

Për shkak se ata kanë arritur ta neutralizojnë virusin, në kryeqytetin e Sidneit ka nisur festa, në pritje të Krishtlindjes.

Pamjet që vijnë nga Australia, natyrisht që kanë ngjallur zili nëpër botë, ku njerëzit janë të detyruar të festojnë vetëm apo me familjet Krishtlindjen dhe Vitin e ri.