I ftuar në Opinion gazetari Artan Hoxha ka replikuar ashpër me ministrin Lleshaj për rrëmbimet në Shqipëri, veçanërisht në këtë fazë kur bëhet edhe korrja e kanabisit, dhe bandat janë në luftë me njëra tjetrën.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rastet e pengmarrjeve janë zbuluar, ndërsa Hoxha e mohoi këtë deklaratë dhe tha se para një muaji është zhdukur një person në Peshkopi.

Gazetari theksoi në emisionin “Opinion” se shtetasi Elton Gucaj është rrëmbyer rreth një muaj më parë për shkak të kanabisit dhe nuk është gjetur.

“Humbi njëri sivjet dhe nuk po e gjejmë dot, para një muaji që ka lidhje me kanabisin. Elton Gucaj është rrëmbyer në Peshkopi dhe nuk është gjetur më”, nënvizoi a