Shpërblim në para në vlerë prej 100.000 denarësh për medaljen e fituar në Kampionatin Evropian për të Rinj në boks iu nda nga Qyteti i Shkupit përfaqësuesit të Maqedonisë Adrian Azemi.

Me rastin e suksesit të Azemit në Kampionatin Evropian, i cili para pak kohësh u mbajt në Budvë, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov organizoi pritje solemne në të cilën mori pjesë edhe trajneri i klubit të Azemit, Naser Haruni nga KB Shkupi si dhe kryetari i federatës së boksit të Maqedonisë Prmislav Dimovski.

“Ardian Azemi me përfaqësuesen e boksit për të rinj të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka arritur suksesin më të madh në boksin e të rinjve në Maqedoni, dhe për herë të parë pas 25 vjetëve në kategoritë e të rinjve fitoi një prej kualifikimeve më të mëdha të kampionatit evropian”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.