Premtimet se rruga nga Struga për në pikën kufitare Qafë Thanë do të rindërtohet nuk kanë fund. Pas ministrit të mëparshëm të Transportit dhe Lidhjeve Sugareski dhe drejtorit të Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Kitanov, i cili disa herë paralajmëronte se punimet do të fillojnë së shpejti, tani edhe ministri i ri Boçvarski premton rehabilitimin e rrugës.

Jemi kah fundit i projektimit të kësaj rruge. Diku gjatë 12 muajve të këtij viti, presim që të kemi të gjithë dokumentacionin teknik dhe në fillim të vitit 2021, procedura e tenderit do të shpallet përmes NP Rrugët Shtetërore. Së shpejti edhe këtu do të kemi aktivitete të dukshme. Me siguri pranverën ose verën e ardhshme – deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Agjencia për Rrugë Shtetërore kishte premtuar se në tetor do të shpallet tenderi për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, pas çka punimet e ndërtimit do të fillonin deri në fund të vitit. Më parë, e njëjta ishte premtuar për mars dhe maj të këtij viti. Por në vend të kësaj, dhjetë ditë më parë, vetëm vrimat ishin arnuar, të cilat do të hapeshin me reshjet e para të shiut dhe dëborës. Banorët e vendbanimeve afër kësaj rruge nuk shohin më asnjë shpresë.

Transportuesit e shumtë nga Maqedonia dhe Shqipëria që kalojnë këtu përballen me probleme.

“Vetëm në letër dhe premtime boshe tani për tani mbeten paralajmërimet për një rrugë të re ose rindërtimin e asaj ekzistuese që të çon nga Struga drejtë Qafë Thanës, pikës kufitare me Shqipërinë. Kjo rrugë është shumë e ngarkuar dhe mijëra automjete kalojnë përmes saj gjatë vitit, por edhe të gjithë kamionët që tranzitojnë në Shqipëri dhe Mal të Zi”.

Kjo rrugë është seksion i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë drejt bregdetit shqiptar./Alsat