Joe Biden po bën xhiron e rrjetit për shkak të disa fotografive që ka shkrepur paparazi.

Ditën e djeshme ai është parë të ketë veshur këpucë të ndryshme.

Këto pamje janë fotografuar në “The Queen”, në Wilimingoton teksa ishte duke shkuar në një intervistë për CNN .

Ai ka veshur këpucë të ndryshme pasi ka problem me këmbën e djathtë.

Një javë më parë Biden gjatë kohës që po luante me qenin e tij ka thyer këmbën dhe për këtë arsye atij i është dashur të veshë në këmbën e dëmtuar një këpucë sportive. /albeu.com/