Presidenti Joe Biden është shprehur se amerikanët nuk janë të detyruar ta bëjnë vaksinën e koronavirusit, kur ajo të jetë e disponueshme në SHBA.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), për herë të parë nxitën “përdorimin e maskës universale” në ambientet e mbyllura, përveçse kur amerikanët janë në shtëpinë e tyre.

CDC tha se SHBA-të “kanë hyrë në një fazë të transmetimit të nivelit të lartë” të virusit.

Biden, i cili do të marrë detyrën në 20 janar, gjithashtu u shpreh se ai priste që inaugurimi i tij të ishte një ngjarj pa turma të mëdha për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.

“Supozimi im është që do të ketë akoma një ceremoni platforme, por nuk e di se si do të funksionojë e gjitha”, tha ai.