Pasi prezantoi anëtarët kryesorë të ekipit të tij të shëndetit, presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden foli për situatën e pandemisë në vend.

“Gjithë sa mund t’ju them, është e vërteta. Jemi në një dimër shumë të errët. Gjërat mund të përkeqësohen para se të përmirësohen. Një vaksinë mund të jetë së shpejti në dispozicion por ne duhet të nivelohemi me njëri-tjetrin”, tha Biden nga Wilmington, Delaware.

Sipas Biden, shpërndarja e vaksinës dhe bindja e njerëzve për t’u vaksinuar, janë disa nga shqetësimet kyçe.

“Do të zgjasë më shumë sesa do të donim, për ta shpërndarë në të gjitha cepat e vendit. Ne do të duhet të bindim mjaft amerikanë që të marrin vaksinën. Shumë njerëz janë bërë cinikë për dobinë e saj“, vazhdoi Biden.

Presidenti i zgjedhur u premtoi amerikanëve se vendi do të bëjë përparim “duke filluar nga dita e parë” e presidencës së tij.

“Ne nuk u futëm shpejt në këtë rrëmujë dhe do të duhet kohë për t’u rregulluar, por ne mund ta bëjmë këtë. Kjo është e vërteta,” tha Biden. “Ne e dimë se mund të kapërcejmë koronavirusin dhe të shërohemi si një komb, së bashku”, vazhdoi ai.