Disa ditë më parë, Noizy ka paralajmëruar një diss të fortë për të gjithë ata që e kanë pasur në shënjestër këto kohë.

Në një postim në Instagram reperi ka treguar se ka bërë gati një këngë për t’ju përgjigjur kundërshtarëve të tij dhe është shprehur i bindur që askujt nuk ka për t’i pëlqyer.

Noizy ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “1 herë e mirë” kushtuar gjithë atyre që i kanë bërë diss këto kohë.

“’1 herë e mirë’. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000 dissa”, ka shkruar Noizy.

Po ashtu për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë se kur do të publikohet ky “diss”, reperi ka treguar një datë të saktë madje ka dhënë edhe kohën.

Kënga do të publikohet me 31 dhjetor, në orën 23:59.