Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Mësohet se 41 vjeçari, Ajet Guneli, është ekzekutuar për vdekje me një kallashnikov nga Vangjel Polovina, 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Policia ka mundur të arrestojë autorin e krimit të ndodhur në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj.

Sipas policisë Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash viktimës 41-vjeçarit, Ajet Guneli dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se ai e shante dhe ofendonte. Kjo ka sjellë edhe ekzekutimin me kallashnikov të 41-vjeçarit.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Vrau me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: V. P., 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Shtetasi V. P. i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.