Bayern Munchen ka dështuar për të fituar kundër Union Berlinit në kryeqytetin gjerman. Ata janë kthyer në pozitën e parë por kështu janë barazuar me Leipzigun pasi që tani të dy skuadrat kanë pikë të barabarta me njëra tjetrën. Union Berlin në anën tjetër është ngritur në pozitën e gjashtë pas 11 xhirove në Bundesligën gjermane

Bayern Munchen nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për një fitore sonte kundër Union Berlinit që të vazhdojë të këtë dy pikë më shumë se Leipzig në Bundesligë.

Ishte një ndeshje kjo interesante ku Union Berlin e meritoi barazimin, pavarësisht se Bayern pati dominimin në ndeshje.

Union Berlin arriti shumë shpejt në epërsi, në minutën e katër ku do të shënonte Promel pas një ndërprerje.

Me këtë epërsi, Union Berlin arriti që ta përfundojë pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Bayern insistoi shumë dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Lewandowskit.

Edhe pse ishin më shumë se 20 minuta në dispozicion për Bayernin, ata nuk arritën që të shënojnë dhe tanimë ata barazohen me pikë me Leipzig, kalojnë në vendin e parë dhe këtë e bëjnë në saj të golëdallimit më të mirë që kanë.

Në anën tjetër Union Berlin për herë të parë në histori ka kaluar në vendin e gjashtë dhe nëse arrin që ta mbajnë atë, në vitin tjetër mund të luajnë në Europa Ligë.