Ditën e djeshme, shteti gjerman i Bavarisë ka njoftuar se do të shtrëngojë masat kufizuese nga dita e mërkurë dhe në vijim.

Markus Soeder tha se qytetarët do lejohen të largohen nga shtëpia e tyre vetëm nëse kanë ndonjë arsye të fortë, duke shtuar se do të marrë masa të ashpra gjatë Krishtlindjeve, por jo për vitin e Ri.

Gjatë muajve mars dhe prill, Gjermania e përballoi mjaft mirë situatën e epidemisë, por ajo tashmë po përballet me një valë të dytë më vdekjeprurëse të përhapjes së infeksionit duke futur një bllokim më të lehtë që nga fillimi i nëntorit.

Numri i infeksioneve të reja nuk po rritet aq shumë sa më parë, por Gjermania kishte një rekord të përditshëm të vdekurish të mërkurën.