Barcelona ka filluar që të këndellet. Sonte ata kanë mposhtur liderin e La Ligës Real Sociedad me rezultat 2-1, në një ndeshje ku Blaugrana e kishte në kontrollë. Kjo është fitorja e dytë e Barcelonës brenda katër dite, derisa skuadra e Ronald Koeman ka filluar ngritjen në tabelën e La Ligës

Barcelona gradualisht ka filluar ngritjen e tyre në La Liga, ku sonte në Camp Nou ka mposhtur me rezultat 2-1 Real Sociedadin.

Ishte një ndeshje ku Barcelona e kontrolloi nga fillimi por që përsëri fitoi më vështirësi.

Goli i parë në këtë ndeshje e shënuan mysafirët ku në minutën e 27-të do të shënonte Jose.

Por Barcelona do të kthehej shpejt dhe do ta barazonte rezultatin në minutën e 33-të me anë të Jordi Albas.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Barcelona do ta përmbyste Sociedadin, derisa gol do të shënonte de Jong.

Në pjesën e dytë,Barcelona e kontrolloi lojën, pati posedimin dhe shanset për gol, por edhe Sociedad tentuan disa herë që ta barazojnë rezultatin.

Në fund pas 12 xhirove të luajtura Barcelona ka 20 pikë dhe tani është në vendin e 5-të derisa Real Sociedad është në vendin e dytë me 26 pikë. Kujtojmë se Barcelona ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se Sociedad si dhe një ndeshje më shumë se Atletico Madrid që është në vendin e parë.