Janë caktuar dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.

Real Madrid, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kanë mësuar kundërshtarët e tyre në shortin e Superkupës së Spanjës.

Barcelona do të ndeshet me Real Sociedad, kurse Real Madrid i Zinedine Zidane do të ketë punë me Athletic Bilbaon.

Los Blancos do të zhvillojnë duelin e tyre me Bilbaon më 13 janar. Kurse, një ditë më vonë Real Sociedad do ta presë Barcelonën.