Babai i Erling Haaland , Alf-inge, i njohur si Alfie , dha një intervistë për Tuttosport, ku foli për djalin e tij: “Ka lindur një sulmues, ai i adhuron sulmuesit që shënojnë shumë gola. Në veçanti Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldon. Erling kishte një dobësi për Mario Balotelli kur luante te Manchester City.

Është shumë i lumtur te Dortmund, por i do sfidat dhe në futboll kurrë nuk mund ta dini më parë se çfarë ju rezervon e ardhmja. Do të shohim … “. Vizita në stadiumin e Juventusit në të kaluarën: “Po, unë kam qenë atje me Erling, një eksperiencë e bukur. Pamë ndeshjen Juventus-Inter.  Një atmosferë e mrekullueshme në stadium”.