Austria në përpjekje për të frenuar pandeminë, shkon drejt bllokimit të tretë total, pas atij në pranverë dhe në nëntor.

Sipas shtypit austriak, qeveria do të zhvillojë një takim me landet përmes një video-konference për të mbyllur përsëri vendin nga 27 dhjetori deri më 10 janar.

Dyqanet dhe institucionet publike do të mbyllen dhe do të ketë një shtetrrethim 24-orësh.

Në këtë pikë rihapja e vend-pushimeve të skive, e planifikuar për më 24 dhjetor, do të anulohet.