Atletico Madrid e ka fituar ndeshjen e fundit kundër Salzburgut duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve. Fitore ka shënuar edhe Bayern Munchen

Atletico Madrid e ka fituar ndeshjen kundër Salzburgut për të kaluar në Ligën e Kampionëve. Djemtë e Diego Simeones fituan me dy gola kundër Salzburgut. Fitore ka shënuar edhe Bayern kundër Lokomotivës së Moskës me rezultat po ashtu të njëjtë 2-0

Salzburg-Atletico Madrid 0-2

Skuadra e Mërgim Berishës është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi që ka humbur me rezultat 0-2 kundrejt Atletico Madridit. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 39-të dhe atë e shënoi Mario Hermoso. Në pjesën e dytë Salzburg tentoi që ta kthej rezultatin por si zakonisht Atletico arriti që të menaxhoj më sukses këtë rezultat dhe nw fund tw ndeshjes ata shwnuan edhe njw gol me anw te Carrascos nw minutwn e 86-tw dhe në fund kualifikohet si e dytë në Grupin A të Ligës së Kampionëve. Salzburg nga viti tjetër do të garojë në Europa Ligë.

Bayern Munchen – Lokomotiva Moska 2-0

Bayern Munchen ka fituar sfidën e fundit në Ligën e Kampionëve duke mposhtur sonte në Allianz Arena skuadrën ruse, Lokomotiva e Moskës. Bayerni e dominoi këtë takim por në pjesën e parë nuk arriti që të shënoi gol. Goli për Bayern erdhi në pjesën e dytë dhe atë e shënoi me kokë Nicholas Sule. Bayern shënoi edhe njëherë në minutën e 80-të dhe kësaj radhe gol shënoi Choupo-Moting me asistimin e Serge Gnabryt.  Pas këtij goli të dy skuadrat duket se nuk ishin shumë të disponuara për lojë pasi që Bayern tashmë e kishte siguruar kualifikimin si e para në Grupin A, derisa Lokomotiva nuk kishte shanse as të kualifikohet në Europa Ligë. /GazetaExpress/