Arsenali do ta pranonte të dërgonte në huazim mesfushorin Granit Xhaka të Interi në shkëmbim për Christian Eriksen.

Shqiptari këtë edicion për “Topçinjtë” nuk ka pasur paraqitje shumë të mira dhe kartoni i kuq ndaj Burnley ka bërë të këtë probleme të mëdha.

Sipas mediave italiane, Arsenali mund ta huazojë Xhakën deri në fundin e sezonit të “Neurazurët” në këmbim për danezin, që gjithashtu nuk ka gjetur formën nën urdhrat e Antonio Contes.

Eriksen gjithashtu pritet të largohet në afatin dimëror dhe është shumë i lidhur me rikthimin në Premierligë, meqenëse më herët ishte pjesë e rivalit lokal të Arsenalit, Tottenham.

Arsenali pritet që në janar të transferojë një qendërmesfushor të ri sepse më shumë gjasa nuk do ia dalin të transferojnë Dominic Szoboszlai.