Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 21 vjeçarin N.V. nga Kriva Pallanka, nën dyshimin se më 1 nëntor të këtij viti ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në lagjen Ilinden të Shkupit.

N.V. është ndaluar në stacionin policorë dhe me të është zhvilluar bisedë informative dhe në koordinim me Prokurorin publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.