Zyrtarët policorë sot kanë arrestuar një të mitur nga Shkupi nën dyshimin se është kryerës i veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, me personin është kryer bisedë, pas çka janë zbardhur tre vepra penale, “vjedhje e rëndë”, të kryera më 8 shtator të vitit 2020 në një objekt shitës ku janë vjedhur prodhime të ndryshme. Ndërsa më 9 shtator të vitit 2020 në një objekt janë vjedhur të holla dhe më 18 nëntor të këtij viti në një vikend shtëpizë janë vjedhur gjëra të ndryshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të miturit do të pasoj padia adekuate.