Pesë femra dhe një mashkull janë arrestuar në Prishtinë të cilët dyshohen për detyrim në prostitucion.

Policia njofton se gjatë së mërkurës në Prishtinë janë kontrolluar dy lokale e ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy diviar dhe disa dokumentacione.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar, një mashkull kosovar dhe pesë femra kosovare. Janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Kosovapress/