Policia gjatë ditë së djeshme ka arrestuar dy të dyshuar për grabitje.

Personat në fjalë më dy dhe gjashtë dhjetor të këtij muaji, dy vajzave iu kishin grabitur çantat e krahut.

Në njoftimin e policisë thuhet se ata për një periudhë kohore ishin në kërkim të të dyshuarve, të cilët i arrestuan mbrëmë.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.