Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:40 minuta nga ana e policisë në udhëkryqin Petrovec-Konjare e Poshtme, policia ka privuar nga liria M.D. 33 vjeç dhe D.M.M. 35 vjeç që të dy nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit tek ta policia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.

Pas masave dhe në pajtim me urdhrin e Gjykatës Penale-Shkup, gjatë natës është kryer bastisje në shtëpinë e D.M.M me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.