Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se do të dëshironte që të drejtonte një skuadër në Premierligë dhe të përjetonte emocionet e këtij kompeticioni të madhe.

Ky koment i tij vjen pas zërave se ai mund të jetë trajner i ardhshëm i Arsenalit, shkruan IndeksOnline

Allegri thotë se do të donte ta përjetonte Premierligën.

“Unë do të doja të përjetoja Premierligën”, ka deklaruar Allegri për ‘The Times’.

“Në Itali, isha në Milano për katër vjet. Pesë vjet në Juventus. Tani unë presë të punojë përsëri në Itali, por është e vështirë, ose në Angli”.

“Për mua, futbolli anglez është duke u përmirësuar sepse ka shumë të trajnerë të huaj. Ka më shumë taktika se në 10 vitet e kaluara. Tani Anglia është më e sofistikuar dhe më shumë taktike, por gjithashtu e respekton traditën e futbollit anglez. Është një bilanc i mirë i shpirtit të futbollit anglez dhe kualitetit të ri dhe qasjes së re taktike nga trajnerët e rinj”, ka shtuar ai.