Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve për ndarjen nga jeta të humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi informon Tetovasot. Ahmeti me këtë rast ka thënë se me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit, humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit.

Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh i cili me veprat e veta ke lënë shumë gjurmë në vend dhe në rajon .

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju.

U prehsh në paqe Xhaxh! ka shkruar në profilin e tij në Facebook lideri i BDI-së Ali Ahmeti. TETOVASOT