David Alaba është pranë kalimit tek Real Madrid.

Mbrojtësi i Bayern Munchenit nuk po gjen gjuhën e përbashkët me skuadrën bavareze dhe është duke parë mundësinë e largimit gjatë merkatos së janarit.

Afati i dhënë nga David Alaba për ekipin bavarez për të arritur një marrëveshje përfundoi më 1 dhjetor. Gjatë kësaj jave, raportohet se ka pasur zhvillime konkrete me Realin dhe se në ditët e para të janarit pritet zyrtarizimi i kalimit të Alabas në Madrid.

Së fundi edhe PSG-ja ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por lojtari austriak preferon më shumë kalimin në La Liga.