Dje rreth orës 17:30, në rrugën regjionale Tetovë-Jazincë, në Sllatinë, veturë e panjohur ka goditur këmbësorin 43-vjeçar I.A. nga Debreshi i Gostivarit. Në këtë aksident, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat ndëruar jetë në vend informon Tetovasot . Vendi i ngjarjes së aksidentit është inspektuar nga Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë dhe merren masa për gjetjen e automjetit-pjesëmarrës në këtë aksident trafiku dhe zbardhjen e çështjes.