Akademiku serb Matija Beçkoviq ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje të pafavorshme për Kosovën.

Ai për revistën e përjavshme serbe “Nedelnjik” ka deklaruar se “nëse Kisha do të kishte forcën për të mbrojtur siç e quajti ai Malin e Zi “Spartën serbe”, asaj do t’i duhet të mbrojë edhe “djepin serb”, emër me të cilin iu referua Kosovës.

“Nëse ata mund ta merrnin atë, Kosova do të përfundonte në një nga muzetë e Parisit, Londrës dhe New Yorkut”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

“.. kështu po përpiqen të rrëmbejnë Kosovën e gjallë me një grabitje të armatosur dhe ta ndërtojnë atë në themelet e Shqipërisë së Madhe “, transmeton Klan Kosova.