Ejup Berisha

Para dy vitesh në kohën kur filloi debati për atë se kush do të mund të jetë pasuesi i ish qytetarit Gjorge Ivanov i cili atëkohë e ushtronte postin e Presidentit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mandatin e dytë. Unë për ta matur pulsin e qytatarëve të RMV-së dola publikisht në opinion dhe thash Unë dua të bëhem Presidenti i ardhëshëm i Republikës. Këtë e pata bërë edhe pëmes publikimit të disa shkrimeve në formë opinionesh dhe kolumnash nëpër shumë gazeta dhe portale të vendit dhe të rajonit. Shkrimet i pata publikuar me tituj të ndryshëm dhe të llojlllojshëm. Psh Sikurse të isha President Republike, A mund të jemë unë Presidenti i ardhëshëm i RMV-së, Unë kandidati për President të ri të RMV-së etj etj. Reagimet në opinion pas këtyre shkrimeve ishin të shumta dhe të ndryshme. Opinionet pozitive mi thonin të gjithë mua familjarët dhe miqt e mi direkt në sy pa u hamendur fare. Këta më patën thënë se unë jamë shumë i përshtatshëm, i denjë dhe i qëlluari për ta ushtruar këtë post dhe ata tërë kohës më inkurajonin që të kandidohesha për të marrë pjesë në garën presidenciale pa frikë dhe pahamendje meqë sipas tyre përkrahjen e parezervë dhe votën do ta kemë të sigurtë prej tyre. Ndërsa opinionet e vlersimet negative si dhe shakatë e pakëndëshme dhe të pakripura lidhur me këtë qështje sigurisht se janë thënë larg veshëve dhe syve të mi. Në rregull i kuptoj komentatorët e bindjeve apo dhe opinioneve të ndryshme qofshin ato pozitive apo qofshin të njëjtat negative që janë përhapur në opinion atëher për mua lidhur me temën në fjalë. Dhe unë e di që komentet negative kanë dominuar më së shumti sepse këtu te ne askush se kupton apo nuk dëshiron ta kupton tjetrin apo dhe nuk don ti pranon dëshirat dhe ambicjet e dikuj për tu bërë dikushi apo ndonjë funkcionar në shtet. Më tej këtu askush se kupton askend pozitivisht dhe sinçerisht prandaj të gjithë nguten me komentet të cilat përmbajnë pohime apo dhe interpretime negative të cilat janë fund e kokë të pa-hulumtuara, të pa studjuara dhe të pa-argumentuara mirë si dhe sa duhet. Komenti më negativ e di se ka qenë dhe është thënë ky pra Citoj. “Shihe këtë të çmendurin apo budallain se çfar flet, ky qenka me të vërtetë i krisur athua vallë a din ky se çfar flet mmmm Ky i gjori po dojka të kandidohet për President Republike obobobo. Hahaha ky dëshiron të bëhet President Republike hahaha, hahaha.Në rregull i kuptoj edhe këto reagime skajshmërisht negative sepse unë jamë njeri i kuptueshëm dhe i cili din ta respekton mendimin apo dhe opinionin ndryshe për shkak se mendoj se jamë kalitur dhe kamë evoluuar si një demokrat i vërtetë, i cili e pranon dhe e vlerson mendimin e çdo njeriu në mënyrë të drejtë, meritore dhe tolerante. Njerëzit kanë të drejtë të gjykojnë edhe drejtë por edhe shtrembër ata kanë të drejtë të gabojnë apo edhe të dyshojnë në personalitetin dhe aftësitë e dikuj apo më konkretisht të dyshojnë edhe në aftësitë dhe personalitetin tim. Por mendoj se për gjithçka duhet provë apo dëshmi edhe pse te ne gati të gjithë që kanë marrë dhe kanë ushtruar deri tani poste të larta shtetërore dhe publike asnjëher nuk janë dëshmuar se a janë apo nuk janë të dënjë, të moralshëm, apo dhe të aftë që ti ushtrojnë postet të cilat i kanë ushtruar më parë apo dhe të cilat i ushtrojnë akoma sot e kësaj dite. Unë për vete nuk dua të flas me fjalë super pozitive apo dhe me fjalorin e njeriut i cili e lëvdron veten e tij apo nuk kamë kurrë dëshirë të themë se jamë shumë i aftë shumë i zotë si dhe shumë punëtorë për çdo vlersim dua të dëshmojë dhe vërtetojë koha në bazë të angazhimeve dhe punëve të mija konkrete. Për vete dua të themë vetëmse këto gjëra pra kamë qenë jamë dhe dua të mbetem i përkushtuar i dhënë dhe përher i angazhuar në punët që më ngarkohen apo dhe më besohen që ti kryej. Pra gjithashtu dua të themë se po të më jepej një gjasë reale dhe ideale për tu bërë President Republike unë do ti angazhoja të gjitha aftësitë dhe tërë potencialin tim njerëzor,moral dhe intelektual që në mënyrë shumë të denjë të moralishme dhe të ndershme ta ushtroj postin e Presidentit të Republikës. Ky është një post i cili në bazë të kushtetutës dhe ligjeve egzistuese më takon edhe mua. Shkurt e shqip mendoj se mund të jemë i qëlluari dhe i përcaktuari që ta ushtrojë Postin e Presidentit të Republikës. Në fund të fundit dhjetë vite më parë President ishte Qytetari Ivanov dhe nëse ai ka mundur të jetë gjat dhjetë viteve të kaluara shef shteti atëher i tillë pra President shteti mund të bëhem edhe unë autori i këtij shkrimi. Por jo vetëm unë pra President gjithashtu mund të bëhen edhe qytetarë të tjerë të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhorë në pjesën normative ku parashihen dhe përshkruhen mundësitë dhe kushtet që një person të mund të kandidohet, të paraqitet në fushatë, të garoj më pas edhe të votohet nga qytetarët e vendit dhe në fund i njëjti të zgjidhet në postin e Presidentit. Të gjithë njerëzit të cilët i plotësojnë kushtet për tu zgjedhur për President mund të kandidohen dhe ta marrin postin e njeriut të parë të shtetit dhe askush nuk mund ta gjykojë negativisht askend në mënyrë të padrejtë, pa asnjë argumet si dhe pa bazë të shëndoshë e aq më pak ta dënojë dikë për këtë gjë. Këtu në vendin tonë ka pasur shumë kandidat të cilët kanë garuar për postin e Presidentit por unë nuk jamë marrë me komente negative në mënyrë paushale dhe tendencioze se ata a janë apo nuk janë të denjë të aftë apo dhe të qëlluar por kamë qenë i rezervuar në komentet që i kamë dhënë eventualisht për ta. Apo për hirë të bontonit fillimisht kamë dhënë vetëmse komente pozitive dhe të pranueshme për të gjithë flas për fazën fillestare deri sa të njëjtët nuk janë zgjedhur dhe janë ulur në karrigen e Presidentit dhe derisa nuk i kamë pa dhe analizuar në mënyrë objektive punët, sjelljet apo dhe veprimet e tyre konkrete dhe reale gjatë kohës sa kanë qenë në post apo në funkcion . Prandaj unë konsideroj se e meritoj një gjasë të mirë që të bëhem dikushi në këtë shtet në rastin konkret që të kandidojë dhe të zgjidhem si President Republike dhe a e dini pse dua ta bëj këtë punë. Sepse këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut njerëzit të pranojnë dhe çmojnë pozitivisht vetëm nëse ke post të lartë dhe me ndikim në politikë ndërsa nëse nuk e ke një të tillë ti nuk je as i pranueshëm e as i rëndësishëm apo shkurt e shqip dua të themë se nuk je askushi po nuk pate post këtu. Dhe për fund postin e Presidentit të Republikës e dua në zgjedhjet e ardhëshme jo për të bërë punë shumë të mira dhe angazhime pozitive vetëm për veten time por për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet.