Mjeku infeksionist Tritan Kalo, sqaroi edhe njëherë sot se nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo të shkakut të vdekjes së pacientëve me Covid 19.

Sipas tij, problematikat që realizohen, krijojnë një tymnajë mes qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Mgid

Откриен е главниот непријател на дијабетесот! Шеќерот ќе биде 4
SugaNorm
“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, nuk mund të them asgjë, sepse drejtoritë rajonale të shëndetit i dinë më mirë. Por është përcaktuar se kur plotësohet një skedë vdekjeje, janë arsyet përse i sëmuri vdes dhe nuk mund të krijohet një artificë si në diagnozën e pranimit, ashtu edhe të përfundimit, – tha Kalo, gjatë konferencës për mediat të Komitetit Teknik të Ekspertëve. – Pra nuk mund të ketë falsifikim apo ndryshim. Por në terren me një të sëmurë me Covid, jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vdekjes, por ka edhe komplikime apo dëmtime të tjera. Në terren të këtyre të sëmurëve zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë”, – u shpreh Kalo. /e.a/noa.al/