Nga Skënder MULLIQI

Mjetet bashkëhore të informimit, janë televizioni dhe interneti. A po i shërbejnë këto më shumë të vërtetës apo rrenës?! Bota ka ra pre e propagandave të njerëzve të fuqishem të politikës, biznesit dhe autokratëve .Si duket televizioni dhe interneti janë bërë tepër të nevojshme për njerëzimin dhe që pikërisht nga ndikimi i këtyre mediumeve , bota po duket gjithnjë e më vogël, që është shumë paradoksale. Kan marr monopolin dhe ky monopol në informim vjen nga teknika superiore dhe përcpecioni masovik.Televizioni , është më shumë medium për të pa shkolluarit, sepse ata gjithëqka konsumojnë, e që natyrisht nuk kan “nevojë” di dinë shkrim lexim!Mjaftueshem është që i kan veshët dhe sytë . Televezionet në shërbim të tyre më së shumti i përdorin diktatorët . Atyre ju nevoitet gjithmonë propaganda si opium për publikun e gjerë, dhe për ta mbajtur sa më gjatë pushtetin.Me propagande të fuqishme ata i kan fituar edhe luftërat.Eshtë e njohur në botë propaganda e fashistit Josef Gebels, si paradigmë të përdorimit të mediave ,duke i përqafuar kështu në mënyrë euforike dezinformatat.Me lançimin e dezinformatave apo rrenave të përseritura për opinionin e gjerë publik, duke i shëndrruar ato bukur shumë si të vërtata, është shërbye edhe Serbia .Se ky shtet shërbehët më rrena e ka konfirmuar babai serb, Dobrica Qosiqi (100 here më rrejte, që ajo të bëhët e vertetë).Mjetet e informacionit ju kan shërbyr si arsenal i fuqishem propagandistik, që ti pushtojnë historikisht territorët shqiptare.Televizioni si medie është më vlerë kapitale në dorë të një sekte apo elite për uzurpim të pushtetit.Këto informacione të rreme gjithnjë janë duke e bërë të pa rëndësishem rolin e medieve elektronike dhe televizionit.Dezinformatat lidhur më lajmët shumë të rëndësishme kan kaluar çdo normë të përgjegjesisë dhe moralit në informim. Aty ku nuk kemi një të vërtetë, ai mjet i informimit automatisht shëndrrohet në armë që vret.Shtetet e Ballkanit ende nuk e kan kaluar rubikonin e fabrikimit të rrenave në mjetet e tyre elektronike, siq janë edhe televizioni dhe interneti.Po fabrikojnë rrena së më to janë edhe duke ja zgjatur pushtetin vetit.Konsumuesve të këtyre dezinformimeve toksike sikur ju është berë “egal” siq thojnë gjermanët.Kryesore është për këta kunsumentë që ata të ndihen rehat dhe të lumtur pavarësisht së çka atyre ju plasohet.Fotografia ju plotëson atë që nuk e posedojnë ,duke i mbytyr kështu në iluzione .Edhe në Kosovë sikur ju kemi nënshtruar progandave dhe gjysëm të vërtetave , të cilat janë duke na kushtuar shumë në avansimin e procesve demokratike. Këto propaganda kan vu dilema të mëdha në opinion , së cilës të vërtetë më i besuar?E dihet së ka vëtëm një të vërtetë.Njeriu ynë është duke ju ekspozuar shumë territ informativ.Dhe, këtë gjë është duke e shfrytëzuar mirë pushteti për ti realizuar objektivat për pushtet dhe për përfitime materjale.Kështu po nxitën edhe konfliktet informative në debate të ndryshme , duke zhvendosur vëmendjën e publikut nga problemet ekzistenciale në Kosovë.Ajo që po servohet sot në televizione dhe në inteternet janë vetëm iluzione në jetë . Sigurisht jashtë ndikimit të këtyre , jeta është krejtë më ndryshe…