Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro gjobë Listën Serbe për thyerje të heshtjes zgjedhore në Mitrovicën e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje pati dorëzuar në PZAP ankesën për shkelje të heshtjes zgjedhore nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut më 29 nëntor pati bërë thirrje të votohet kandidati i tyre, njofton Klan Kosova

“Qytetarët janë duke dalë të votojnë të bashkuar. Ftoj qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut që të dalin të votojnë duke respektuar masat kundër COVID-19 dhe duhet ta votojnë kandidatin e Listës Serbe”, pati deklaruar Rakiq.

Sipas vendimit të PZAP-së, Lista Serbe ka afat prej 15 ditësh të paguaj gjobën.

https://klankosova.tv/rakiq-thyen-heshtjen-zgjedhore-kerkon-te-votohet-kandidati-i-listes-serbe/