Një burrë 68-vjeçar është vrarë me thikë dhe trupi i tij është copëtuar në Ukrainë, pasi ish-e dashura e tij 16-vjeçare gjeti një të dashur të ri dhe kërkonte të fshinte gjurmët e të shkuarës.

Mbetjet trupore të Hasan Yildirim u gjetën të varrosura në 14 qese plastike në periferi të qytetit jugor ukrainas Bilhorod-Dnistrovskyi.

I vrari qytetar turk, kishte një biznes të vogël në Ukraine, por ishte zhdukur paprtur në korrik të këtij viti.

Të afërmit e tij të shqetësuar kishin kontaktuar policinë, e cila pas ekzaminimeve në apartamentin e tij kishin zbuluar gjurmë përleshjeje dhe njolla gjaku.

Pak pasi mësuan detajet e jetës personale të viktimës, ata ndaluan si të dyshuar 16-vjeçaren Elis Panchuk.

Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje pranoi marrëdhënien seksuale disa mujore me Yildirim, dhe më pas edhe vrasjen dhe gjymtimin e trupit të tij në banjën e apartamentit.

Në një video të policisë ajo ishet që tregon: “Ne nisëm të përlesheshim dhe shpejt Yildirim humbi ndjenjat. Pastaj ne [ajo dhe i dashuri i ri] e kuptuam që kishte vdekur.

“Ne vendosëm ta hiqnim qafe. E copëtuam trupin, e nxorëm jashtë dhe e varrosëm në 14 qese plastike”.

I dashuri 17-vjeçar i Panchuk, Anton Khoroshenko, i cili besohet se ka ndihmuar në kryerjen e krimit, gjithashtu u arrestua.

Panchuk ishte takuar me Yildirim në apartamentin e tij prej disa muajsh para krimit, sipas policisë.

Fqinja e viktimës Emma tha për mediat lokal: “Ajo [Panchuk] vinte me taksi. Ai [Yildirim] paguante për taksinë dhe e merrte në shtëpi.”

Por Punchuk kishte ndaluar takimet me burrin pasi kishte njohur Khoroshenko, sipas hetuesve.

Oleg Bekh, kreu i policisë së rajonit të Odessa komentoi: “E dyshuara e cila më herët kishte pasur një marrëdhënie me viktimën, bashkë me të dashurin, e kishin planifikuar paraprakisht krimin e tyre.”

“Ata erdhën natën te viktma dhe hynë në apartament nga dritarja. Ata e qëlluan burrin me thika në qafë dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, dy sulmuesit tentuan të fshihnin krimin e tyre. Kështu që ata copëtuan trupin dhe varrosën copat jashtë qytetit”.

Dyshja shpjegoi se e kishin vrarë burrin për t’u hakmarrë pasi kishte manipuluar Panchuk për të pasur lidhje seksuale me të, shtoi kreu i policisë.

Fqinjët thanë se Hasan Yildirim shiste rroba grash në një treg të zonës.

Ai raportohet se takohej me vajza adoleshente të cilave ‘u jepte dhurata në këmbim të seksit’,.

Rezidentja lokale Mykyta tha: “Çdo ditë e shihja që sillte në shtëpi një vajzë të re, ndërsa muajt e fundit ishte e njëjta vajzë me flokë të errët, që e vizitonte.

Mediat lokale thonin se të afërmit e Panchuk kishin mësuar për marrëdhënien e saj me Yildirim por nuk e kishin problem, u tha në gjyqin e çështjes në gjykatën e Ovidiopol.