Një vajzë 13-vjeçare në Brazil raportohet se ka vrarë me thikë babanë e saj, pasi sipas raportimeve “kishte rënë në dashuri” me njerkën dhe nuk duronte dot ta kishin të tjerë, njoftonte policia braziliane.

Adoleshentja vrau babane 33-vjeçar duke e goditur me thike ne gjoks, siç raportohet, prej dashurisë për gruan e tij 20-vjeçare.

Para sulmit të së dielës, e reja që jetonte me gjyshen, raportohet se kishte pirë disa kanaçe birrë, për të mbledhur kurajon të bënte vrasjen e të atit.

Adoleshentja kishte debatuar me babanë një natë më parë, pasi ky i fundit kishte zbuluar mesazhet e tekstit që bija e tij i dërgonte gruas se tij, bashkë me një letër ‘dashurie’ të shkruar për njerkën Maely Hellen Carvalho.

Në letër adoleshentja i shprehte dashurinë dhe i lutej të ndahej nga babai i saj, në mënyrë që të jetonin së bashku.

Policia publikoi foton e të ndjerit Alex Ferreira, i cili kishte kritikuar të bijën duke i thënë se dashuria e saj ishte e gabuar dhe e keqinterpretuar.

Por pasi kishte pirë birrat, vajza kishte shkuar në shtëpinë e prindërve pranë banesës së saj në Jataí, në shtetin brazilian të Goáis state, deh i ra derës.

Zëdhënësi i policisë lokale Antonisio Nunes, tha për mediat se njerka kishte hapur derën.

“Maely Hellen tregoi se thjeshtra e saj dukej e zemëruar por i kishte thënë se pas debatit me të atin, kishte ardhur për të qetësuar gjakrat. Njerka u përgjigj se babai po flinte në dhomë por kjo ishte gjë e mirë prandaj do ta zgjonte, që ata të pajtoheshin”.

Por vajza e vogël kishte fshehur një thikë në rrobat e saj dhe e nxorri sapo hyri në dhomën e gjumit.

Oficeri Nunes shtoi: “Gruaja e viktimës thotë se burri i saj ishte duke u zgjuar, kur vajza u lëshua më të gjithë forcën dhe i nguli thikën në gjoks”.

Arma e krimit u gjet në shtëpi e mbuluar me gjak.

Autorja më pas kishte tentuar të largohej nga vendngjarja, por u gjet pak më larg e ulur qetësisht në trotuar, para shtëpisë së gjyshes së saj.

Kur u mor në pyetje ajo pranoi krimin duke thënë se “kishte rënë në dashuri” me njerkën dhe ishte zheloze për të atin.

Ajo tha se “e kishte humbur logjikën” kur i ati e kërcënoi se nuk do ta lejonte të vizitonte shtëpinë e tyre nëse vazhdonte me “fiksimin” e saj.

Një i afërm i familjes tha se “dashuria fëminore” e vajzës kishte disa muaj që njihej mes familjarëve por nuk merrej seriozisht.

Ai tha: “Njerka e saj erdhi e na tregoi për fiksimin e të voglës duke argumentuar se nuk kishte inkurajuar kurrë diçka të tillë. Ajo na bëri të qartë se e donte babanë e saj dhe dëshironte të ishte nënë e mirë për fëmijën e tij. Ne besonim se ajo do ta kalonte diçka të tillë”.

Sipas ligjit Brazilian e akuzuara mund të shërbejë një maksimum prej tre vjet burg, përveç periudhës së rehabilitimit.