Kryeministri Zoran Zaev sot në ‘Facebook’ shkroi se “në Bashkimin Evropian do të hymë si maqedonas të cilët flasin gjuhë maqedonase”.

Zaev thekson të gjitha bllokimet janë tejkaluar për shkak të dëshirës për një të ardhme më të mirë.

“Shohim përpara, drejt Evropës, kjo është e vetmja rrugë për një të nesërme më të mirë. Izolimet i lëmë në të kaluar për shkak se e ardhmja maqedonase është e ardhmja evropiane”, shkruan Zaev.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 17 dhjetor pret të fillojë negociatat me BE-në.