Ekrem Atiq, kandidati për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut nga Vetëvendosje, ka votur sot në njërën nga qendrat e votimit.

Ai para mediave ka deklaruar se deri tani procesi zgjedhor ka shkuar mirë, njofton Klan Kosova.

“Sapo e kreva procesin e votimit. Pres rezultate të mira, procesi ka shkuar mirë deri më tani”.

“Kemi një pasur një problem, ka pasur tendencë për të ndaluar vëzhguesit në Qendra të Votimit, por kjo është kryer me intervencë nga KQZ. Presim sukses”, ka thënë Atiq.