“SHQIPTAR, EJANI E BLINI SHTËPI NË MANASTIR”, t’ia kthejmë shkëlqimin që ka pasur dikur.

GAZETA.mk: Ju bëni ftesë shqiptarëve anembanë ku jetojnë që të vijnë të vizitojnë e frekuentojnë MANASTIRIN, jo vetëm në Nëntor por gjatë tërë vitit?

“Po, por jo vetëm të vizitojnë. MANASTIRI prej një qyteti me 100 mijë banorë tash ka vetëm 50 mijë, ka shtëpi të zbrazura, URDHËRONI SHQIPTARË, mbusheni qytetin ashtu siç ka qenë dikur”, deklaroi Izet Jusufi, mësues nga Manastiri.

Global

Në mëngjesin e 14 nëntorit të vitit 1908 Kongresi i Manastirit, apo siç e njohim Kongresi i Alfabetit, filloi punimet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ashtu siç ishte vendi, pra në qytetin e Manastirit, qendrën më të madhe SHQIPTARE të asaj kohe, ashtu u njoh rëndësia e këtij Kongresi, si konferencë akademike e mbarë dijetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Për 8 ditë radhazi, nga 14 nëntori e deri me 22 nëntor 1908, u mbajtën punimet e këtij Kongresi. Deri në atë kohë shqipja jonë shkruhej në disa alfabete, gjashtë a më shumë, duke mos përmendur dhe nënvariantet.

T mobile In article [4]

Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e UNITETIT SHQIPTAR. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare.

Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte DITA E ALFABETIT.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1073364559744025&id=366308060449682