Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mesditë. Ridvan Ramazani u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Mushan. 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka bërë të ditur se po bën krehjen e zonës, ndërsa në ndihmë u janë bashkuar forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe vëllai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).