Asgjë nuk po shkon mirë për Leo Messin.

Ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ashtu si klubi i tij, Barcelona.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes në Champions League, ku Messi do të mungojë sipas Ronaldo Koeman “për të pushuar”, kamerat e El Chiringuito kanë kapur atë duke u larguar nga qendra stërvitore.

Një fans, dëgjohet duke i bërtitur “zgjohu”, dhe Leo reagon pas pak sekondave, kthehet dhe shikon se kush iu drejtua në atë mënyrë.