Gjatë këtij viti, vetëm në zonën më të gjerë të Tetovës, në SPB Tetovë janë raportuar 28 raste të keqpërdorimit të të dhënave personale informon Tetovasot . Për më shumë se gjysmën e tyre kanë përfunduar me parashtresa adekuate në përputhje me nenin 149 të Kodit Penal, ndërsa të tjerat po zbardhen në vazhdimësi. Kryesisht kemi të bëjmë me publikimin e fotove, komenteve ose videoklipeve me përmbajtje ose mesazh kompromentues, veprim ky që paraqet vepër penale për të cilën parashikohen gjobitje ose burgim prej një deri në tre vjet përcjellë Tetovasot .
Në këtë periudhë, ka edhe raste kur “abuzuesit” arritën të shkarkojnë fotografi nga një profil tjetër më vete, në mënyra të ndryshme dhe më pas t’i abuzojnë ato, pa dijeninë dhe pëlqimin e atyre të cilëve u përkasin ato fotografi.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovo, u bën apel përdoruesve të rrjeteve sociale që të përmbahen nga abuzime të tilla, përndryshe ata do të përballen me sanksionet e parashikuara me ligj.