Një person ka tentuar ta grabis një grua mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Sipas policisë viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe çantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kërkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyrë viktimën dhe ka ikur nga aty.

Bëhet e ditur se forcat e rendit kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin në afërsi të ndërtesës së “Iber Lepencit” në kryeqytet.

Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikojë të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.