Sot po mbahen zgjedhjet në komunën e Podujevës, e si duket qytetarët në masë të madhe kanë vendosur të kryejnë obligimin e tyre qytetar, pavarësisht pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve në mesin e masave duke dalluar nga zgjedhjet e mëparshme, shkruan Gazeta Metro.

Një qytetar nga Podujeva ka treguar diçka interesante pasi tha se sot i kishte vdekur bashkëshortja nga koronavirusi, por kjo nuk e ndali që ai të dilte e të votonte.

Sylejman Bllaca, qytetar i Podujevëa tha se gruaja e tij e cila ishte e infektuar me koronavirus kishte vdekur sot në orën 09:00 në QKUK, ku ishte duke u trajtuar.

“Unë e kam ndie obligim që të vij ta kryej obligimin qytetar… I vdekuri me të vdekurin, i gjalli më të gjallin”, ka thënë ai, derisa po priste brenda qendrës së votimit.

Bllaca tha se pas vdekjes së gruas nuk kishte shkuar në shtëpi, por kishte dalur të votonte.

“Gruaja ka mbetur në morg. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, por kam ardhur këtu të votoj”, tha ai.