Dje në ora 18 e 15 minuta, në SPB Tetovë është raportuar zjarr i cili kishte shpërthyer në nënkulmin e një shtëpie në rrugën ,,Drage Todorovski” në Gostivar informon Tetovasot. Nuk ka pasur persona të lënduar kurse janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me intervenim të NjTKZ Gostivar, zjarri është lokalizuar tërësisht.
Gjithashtu, dje (28-nëntor) në ora 19 e 35 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar zjarr në malin mbi fshatin Debresh të Gostivarit, në sipërfaqe mbi 100 metër katrorë, zjarri ende nuk është shuar. Merren masat për lokalizimin e këtij zjarri.Ts